TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2023, 14:54

Alibeaj "shuplakë" Berishës: Të çosh demokratët te logoja e Metës është fundi i moralit politik!

Shkruar nga Pamfleti
Alibeaj "shuplakë" Berishës: Të çosh

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj komentoi nga Mirdita koalicionin Berisha-Meta, duke thënë se kjo është thuajse një ndarje finale mes dy grupimeve të PD. Ai tha se ftesa ndaj grupit të Berishës për një kandidat në zgjedhje, nuk ishte për dobësi, por për të mirën e demokratëve.

Është e pafalshme, është një mëkat politik që një pjesë të demokratëve t’i marrësh dhe t’i orientosh në një parti tjetër. Ky është fundi I ekzistencës së një partie, fundi I moralit politik. Si mundet që një shtëpi e madhe siç është PD që mund të ketë debate, ide të ndryshme, pikëpamje të ndryshme, por në fund duhet të mbeten te e njëjta çati.  Çdo akt, çdo veprim që i orienton, shtyn mezor një pjesë të demokratëve drejt një partie tjetër, të majtë, që nuk ka asgjë me moralin dhe vlerat e PD, kjo është një ndarje, duhet ta pranojmë, një ndarje thuajse finale”, tha Alibeaj.

I qartë që Berisha do të refuzojë çdo përpjekje për bashkëpunim mes tyre për 1 kandidat unik për bashkitë, Alibeaj tha se dora e shtrirë nuk ishte dobësi, apo pa-aftësi për të gjetur kandidatët e tij.

Demokratët nuk kanë asnjë arsye përse mos të bëhen bashkë rreth 1 kandidati, më të mirin e mundshëm që ka treguar që vë interesin publik mbi atë personal, për të bërë ballë luftës me pushtetin. Mesa duket nuk po ndodh kështu, pavarësisht se shpresa vdes e fundit. Ne kemi mbajtur gjithmonë qëndrimin që po, dorë e shtrirë, po dorë e shtrirë jo si moment dobësie, por për interesin e qytetarëve, jo për interesin e njërës palë apo palës tjetër. Përsa kohë që halli është I njëjtë, korrupsioni, krimi, çështje që prekin çdokënd që nuk është në vorbullën e pushtetit, pse mos të bëhemi bashkë? Çdo sjellje tjetër tregon një gjë: Nuk ke qëllim për tu përballur me pushtetin, nuk i shërben interesave të njerëzve, por interesave personale të dikujt”, vijoi Alibeaj.

enkelejd alibeaj zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje