TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2023, 08:00

Berisha tregon skenarin çfarë do të bëjë nëse humb zgjedhjet e 14 Majit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha tregon skenarin çfarë do të bëjë nëse
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin “Now”  se në rast se do humbasë zgjedhjet ai do të shkojë në votëbesim.

I pyetur nëse do vazhdojë të drejtojë partinë, Berisha u përgjigj që do e  drejtojë opozitën shqiptare për sa kohë që personat që e formojnë opozitën do votojnë për të.

“Treni, opozita shqiptare nuk ndalet. Për sa kohë ata që formojnë opozitën do më votojnë mua, se është një  moment në statut rivotimi. Pa diskutim, statuti do zbatohet pikë për pikë. Pa diskutim do shkoj në votëbesim.Do zbatohet me përpikmëri të madhe. Nuk ka më statut në dorën e kryetarit, ai do zbatohet në mënyrë automatike.”,tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi gjithashtu edhe kryeministrin Edi Rama se ka sjellë banda nga Dubai për zgjedhjet e 14 majit.

“Unë po bëj fushatën dhe po regjistroj gjithçka. Sigurisht që do i denoncoj. A e morët vesh që erdhën nga Dubai? Po regjistrojmë çdo gjë, për këtë të garantoj. I sollën bandat për zgjedhjet, do i fotografojmë. Për zgjedhjet i sollën, s’ka diskutim ajo punë. I mori, i nxori nga burgjet para zgjedhjeve, janë të gjitha të regjistruara. Iu them që angazhimi i tyre në fushatë elektorale do të konsiderohet nga ne krimi më i rëndë dhe është absolutisht më i rëndë se çdo krim tjetër,” – deklaroi Berisha.

berisha humbja e zgjedhjeve

Lini një Përgjigje