Tre ditë para zgjedhjeve, situata politke ka marrë shkëndija të forta mes dy kampeve kryesore.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë për lajmin e heqjes së non gratës ndaj Sali Berishës dhe mundësisë së një vizite të mundshme në SHBA nga kreu i PD.
Sipas Ramës, këneta po sheh ëndrra madhështore dhe një trushplarje shembullore.
Me nënshkrimin “Një tjetër tallje!” dhe një video-postim me gafat dhe lëmshet e Berishës gjatë konferencave dhe fushatave, kryeministri thotë:
“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…”.
"Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri".
Lini një Përgjigje