
Deputeti i PD dhe krahu i djathtë i Sali Berishës, Flamur Noka ka postuar lajmin, sipas të cilit, tashmë Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-së.
“Gazetari amerikan Marc Caputo pyeti Departamentin Amerikan të Shtetit nëse Sali Berisha mund të vizitojë SHBA.
Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”, thotë Flamur Noka në postimin e tij.'.
Ky postim ka sjellë edhe përplasjen online me aktivisten Evi Kokalari, që ka përfunduar edhe në fyerje personale.
Evi Kokalari, e pyet përse firmosi për 6 mln dollarë, nëse non grata e Berishës ka rënë.
“Oh yeah! Atëherë pse firmose $6 million kontratë ti me ishe shefin e stabit të Rubios?...
Flamur, seriozisht. just shhhhh...be quite bc you look like a complete idiot”, i komenton Kokalari.
Dhe Noka i përgjigjet siç di vetë.
“Evi Kokalari shko vizitoju tek 5 se ke nevoje…”, thotë Noka në përgjigjen e tij.

Lini një Përgjigje