Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku thotë se “non grata” ndaj Berishës ka rënë “de facto” pas qëndrimit të fundit të DASH se kryedemokrati mund të udhëtojë në SHBA.
Çollaku thekson se ka dy elementë të rëndësishëm në qëndrimin e DASH, e para që vendimi për shpalljen “non grata “të Berishës ishte akt politik, dhe e dyta që ky vendim ka dëmtuar marrëdhëniet e SHBA-ve me jashtë, dhe marrëdhëniet me Shqipërinë.
“Ndihmon për të kuptuar një situate që e hodhi në erë funksionimin politik të opozitës, sanksionimi i z.Berisha, që erdhi në momentin e humbjes së PD. Debati duhet pare në thelbin e tij, dhe s’është kur Berisha do vizitojë SHBA-në, por në atë që përfaqësuesi i DASH cilësoi, që sanksionimi i z.Berisha ishte një akt politik.
Dy janë elementët, sanksionimi akt politik, dhe e dyta që ka dëmtuar interesat e SHBA në marrëdhëniet me jashtë. Gazetari mund të lobohet, por jo qëndrimi i DASH, që është qëndrimi politik i SHBA. Është edhe një qëndrim i deklaruar i Rubios, që ka premtuar një rishikim të non gratave.
Në rastin konkret, zgjidh një dilemë të madhe, ishte që sanksionimi ishte akt politik, dhe që ka dëmtuar politikat e jashtme të SHBA, dhe raportin me Shqipërinë. De facto kjo e rrëzon non gratën. Procedurat si do komunikohet, kur do komunikohet, kjo është çështje tjetër. Thelbi me këtë Qëndrim është dhënë. Nuk mund të ndodhë nga lobimi. Është qëndrimi i DASH. Qëndrimi është politik sepse do ishte përgënjeshtruar menjëherë”.,tha deputeti.
Lini një Përgjigje