TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2026, 12:17

Berisha zbulon datën e protestës kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i  kërkoi sërish kryeministrit Edi Rama dorëheqjen sa më parë.

Berisha zbulon datën e protestës kombëtare
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar se protesta e radhës kombëtare do të mbahet me 17 Prill.

Në një komunikim në rrjetet sociale Berisha u kërkoi qytetarëve nga e gjithë Shqipëria t’i bashkohen tubimit.

"Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri.", tha Berisha.

Berisha gjithashtu përsëriti thirrjen drejtuar Ramës të japë dorëheqjen ndërsa shprehu vendosmërinë se opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj.

"Java që shkoi pati si kryelajm shqiptar dhe një nga kryelajmet botërore kryengritjen tonë paqësore të 22 marsit, me të cilën shqiptarët i faktuan kombit dhe botës se ata nuk pajtohen kurrë me vendimet për mbrojtjen e vjedhjeve dhe të korrupsionit të enturazhit të Edi Ramës.
Se ata nuk pajtohen kurrë me asgjësimin e sistemit të drejtësisë apo vendosjen e tij në kontroll total dhe të plotë nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama.

Protesta pati një jehonë të jashtëzakonshme, të menjëhershme ndërplanetare.

I kam falënderuar dhe i falenderoj të gjithë ata që u bënë zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve, zëri i ndërgjegjes së njerëzve të lirë në mbarë botën, të cilët nuk mposhten, nuk nënshtrohen nga një organizatë kriminale me në krye Edi Ramën.", tha Berisha.

Protesta e fundit e PD ishte në 22 Mars.

Opozita hodhi molotovë dhe fishekzjarrë ndaj godinës së qeverisë, disa institucione të tjera por dhe efektivëve të policisë.

Tubimi nisi me një sulm ndaj Kryeministrisë, vijoi duke shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit dhe përfundoi me një tjetër sulm ndaj forcave të policisë të rreshtuara për të penguar afrimin e protestuesve drejt selisë së parlamentit.

Nga protesta u lënduan 6 efektivë të policisë, ndërsa 23 protestues u shoqëruan në komisariat.

Ndryshe nga herët e tjera, për të frymëzuar protestuesit ishin zgjedhur flamuj gjermanë, shtet i cili ka shprehur edhe vërejtje për procesin e negociatave pas vendimit për Ballukun. 

berisha zbulon datën e protestës

1 Komente

  1. N
    Neomalësori

    Vetëm arkivoli ka për të drejtua o Sali Berisha!!

    Lini një Përgjigje