Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një reagim lidhur me një raport të BTI-së, që klasifikon vende të ndryshme lidhur me nivelin e demokracisë.
Bashkë me një pjesë të raportit, ku evidentohet se Shqipëria është më lart se vendet e tjera të Rajonit, veçanërisht në aspektin politik, Kryeministri publikoi edhe një hartë.
Në këtë hartë, kufijtë e Kosovës, në anën e Serbisë jepeshin me vija të ndërprera, çka ka sjellë edhe një seri reagimesh në rrjet.
Dhe pas komenteve të shumta pikërisht mbi mënyrën se si jepej kufiri i Kosovës në anën e Serbisë, Kryeministri apo stafi i tij që kujdeset për faqen në rrjetën sociale, ka ndryshuar foton.
Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri përballet me një seri akuzash në raport me Kosovën. Vite më parë ai u vu nën akuza publike lidhur me një plan për shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, çka duket se ka shtyrë shumë nga komentuesit e sotëm që të reagojnë ndaj hartës së parë të publikuar nga Edi Rama.
Nuk e kapni dot mat se do e justifikoje me marrjen e Presheves dmth do korigjohet kufiri ne te miren tone. Eshte fatkeqesia me e madhe qe populli Shqiponje dy kokash ka per k... minister nje gjarper me dy koka. Ia vereni me kujdes syte si i leviz, si gjarper.
Sapo pashe harten politike te Europes dhe harta e Dardanise nuk eshte me vija te nderprera. Ishin shume lloje hartash me ngjyra te ndryshme e nuk e gjeta nje vize-vize-vize por vetem me VIZE te panderprere. Dmth. ia kane derguar ustallaret nga Moska e Beogradi ta botoje, natyrisht kundrejt nje vlere te majme. Si duket e kane shtrenguar fort qe e ka bere kete pune nga frika ose kujton se Shqiptaret jane te gjithe baaa.