"Në 10 shkurt protesta e radhës, ta rrëzojmë këtë diktaturë", tha Berisha.
Kreu i PD, Sali Berisha në një konferncë për mediat ka njoftuar protestën e radhës kombëtare që do të mbahet me 10 shkurt ora 17:00.
"Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është guximi juaj, revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrjetësisë, ndaj vjedhjes dhe mjerimit
Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij shëtit si i vdekuri me të gjallin me lubi Ballukun për tu thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët për t’i ofenduar ata. Më shumë se ofendim, ti thotë se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkitës dhe mos mendoni se drejtësia është për Ramën apo Lubinë, por është për ata që duan këta të dy.Është vetëm sovrani gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këta grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të largohen nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme.
Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat dhe gratë, të bashkohen në datën 10 shkurt në orën 17:00.", tha Berisha.
Kreu i PD-së gjithashtu i ka mbyllur derën opsioneve për bashkëpunim me PS për t’u ulur për reformën territoriale të hënën.
Ky afat ishte vënë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
“Bllokimi që i bëjnë drejtësisë dhe mbrojtja që i bëjnë vjedhjeve miliardëshe të Ramës dhe Lubisë bëjnë të pamundur çdo formë bashkëpunimi me mandatet e krimit të kësaj maxhorance. Lubi Balluku është historia më e turpshme e një vendi, ku kreu i organizatës kriminale përdor si mburojë atë për të shpëtuar veten e tij.”, tha ai.
Lini një Përgjigje