TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2026, 12:34

Takimi i Berishës në selinë blu; Qori, Shehaj dhe Lapaj refuzojnë ftesën

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Berishës në selinë blu; Qori, Shehaj dhe Lapaj

Kreu i PD Sali Berisha thirri sot aleatët e tij në selinë e Partisë Demokratike.

Mbledhja ka nisur në ambientet e selisë blu në orën 11:30, ndërsa mësohet se Arlind Qori i “Lëvizjes Bashkë” dhe Agron Shehaj i partisë “Mundësia” nuk i janë bashkuar këtij takimi. Po ashtu edhe Adriatik Lapaj, i “Shqipëria Bëhet” mungoi.

Takimi vjen pas protestës kombëtare që u mbajt më 24 janar para kryeministrisë. Deri tani nuk janë dhënë detaje konkrete lidhur me arsyen apo fokusin e diskutimeve që pritet të zhvillohen gjatë takimit, ndërsa kjo është hera e dytë që Berisha thërret tryezë me aleatët opozitarë.

Kujtojmë se, edhe në mbledhjen e parë Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk ju bashkuan.

Lini një Përgjigje