
Sali Berisha ka thirrur këtë të premte aleatët e tij në selinë e Partisë Demokratike. Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e selisë blu në orën 11:30.
Takimi vjen pas protestës kombëtare që u mbajt më 24 janar. Deri tani nuk janë dhënë ende detaje konkrete mbi arsyen apo fokusin e diskutimeve që pritet të zhvillohen gjatë takimit.
Ky takim është i rëndësishëm duke pasur parasysh situatën politike në vend dhe përpjekjet e Partisë Demokratike për të unifikuar qëndrimet e aleatëve të saj.
Ndërkohë, është ndjerë nevoja për një strategji të re pas ngjarjeve të fundit.
Vetem rruga e rrezon kete KM-ut dhe Qeverisjen e tij mizerabel. Pra, kjo lloj Qeverisje shume e keqe nuk rrezohet neper studio televizive, apo neper tryeza te rehatshme me sistem te kondicionuar ajri, por me protesta dhe revolta masive neper rruge dhe sheshe. A jane te gatshem Shqiptaret qe ta bejne nje gje te tille? Sigurisht qe kjo mbetet per tu shikuar ne ditet ne vijim. Por nje gje eshte e sigurte, se rruge tjeter per kete pune nuk ka, pra vetem rruga e rrezon kete Qeverisje shume te korruptuar.