Politike 8 Mars 2023, 21:11

Bllokime vizash për politikanët e zhytur në afera? Zyrtarja e DASH për çështjet konsullore zbarkon në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Bllokime vizash për politikanët e zhytur në afera? Zyrtarja e

Pak kohë më parë u raportua se ishin mbi 150 zyrtarë që ju ishin refuzuar vizat, përfshirë dhe emra shumë të rëndësishëm. Po ashtu doli dhe një listë e zezë me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilëve ju ishin revokuar vizat. Dyshimet janë se me vizitën e zyrtares së DASH, mund të shtohen masat ndaj atyre që dyshohet se kanë zhytur duart në korrupsion...

Pushtetarët e korruptuar në vend duket se po rrethohen nga të gjitha anët. SHBA i ka shpallur luftë korrupsionit në Shqipëri dhe kjo ka alarmuar shumë emra. Përveç ndihmës ndaj SPAK, SHBA ka nisur dhe shpalljen “non grata” të emrave të zhytur në afera.

Por përveç sanksionimit nga DASH, një nga metodat që përdoret për të goditur të korruptuarit është dhe bllokimi i vizave. Janë me qindra deputetë, gjyqtarë, prokurorë, njerëz të ngelur në veting, biznesmenë, krerë bashkish, etj., që nuk e kalojnë dot Atlantikun sepse ambasada e SHBA nuk ju jep viza. Madje, Berisha para se të shpallej “non grata’, u sinjalizua sepse ambasada i refuzoi vizën për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.

Por sinjalet janë se ambasada e SHBA në vendin tonë do të forcojë këtë masë ndaj të korruptuarve. Në Tiranë do të nisë një vizitë Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Konsullore, Rena Bitter dhe fokusi i kësaj vizite janë dhënia e vizave. Njoftimi është bërë nga vetë Departamenti i Shtetit.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Konsullore, Rena Bitter do të udhëtojë në datat 8-15 mars në Tiranë, Shqipëri dhe Lisbonë, Portugali. Ndihmës Sekretarja do të takohet me stafin e ambasadës dhe do të vëzhgojë operacionet konsullore në të dy qytetet. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ajo do të takohet me zyrtarë të qeverisë për të riafirmuar angazhimin tonë për ofrimin e shërbimeve të vizave për shqiptarët”, thuhet në njoftimin e DASH të siguruar nga “Pamfleti”.  

SHBA është vendi i lakmuar nga të gjithë dhe jo kushdo ka fatin të shkojë atje. Ata që dyshohet se janë të përfshirë në korrupsion, nuk e marrin dot avionin. Pak kohë më parë u raportua se ishin mbi 150 zyrtarë që ju ishin refuzuar vizat, përfshirë dhe emra shumë të rëndësishëm. Po ashtu doli dhe një listë e zezë me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilëve ju ishin revokuar vizat. Dyshimet janë se me vizitën e zyrtares së DASH, mund të shtohen masat ndaj atyre që dyshohet se kanë zhytur duart në korrupsion. Nga ana tjetër mund të ketë lehtësira për qytetarët e thjeshtë që plotësojnë kriteret e nevojshme. /Pamfleti

shba viza dash