
Avokati Spartak Ngjela tha se fakti që Yuri Kim ka ftuar në takim krerët e partive mes të cilëve edhe Enkelejd Alibeaj, tregon se SHBA e konsideron këtë të fundit kryetar të PD-së.
I ftuar në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela shtoi se ambasadorja Kim ka biseduar diçka në lidhje me regjistrimet në zgjedhje dhe pështjellimet që ka sjellë Sali Berisha me lëvizjen e tij popullore.
“Kim ka biseduar diçka në lidhje me regjistrimet në zgjedhje dhe pështjellimet që siç tha ka sjellë Saliu me lëvizjen e tij popullore që donte ta shpallte parti, jo çdo lëvizje popullore bëhet fjali. Ky takim tregon se SHBA njeh vetëm Partinë Demokratike klasike, parti tjetër nuk ka. Kim, Alibeajn e konsideroi kryetar të PD. Ai është kryetar, kjo do të thotë të përfaqësosh një parti”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje