
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sërish në skenë. Teksa prej ditësh po diskutohet për autorizimin e tij, për t’i mundësuar Alibeajt regjistrimin në zgjedhje, Basha ka reaguar në rrjetet sociale për 8 marsin.
“Sot është dita për të nderuar sakrificat e pa kufi të grave, për të vlerësuar suksesin e tyre dhe për të reflektuar përballë nevojave dhe sfidave me të cilat përballen shumë prej tyre. Ato janë forca pas çdo vështirësie, janë ngushëllimi pas çdo dhimbje, janë frymëzimi i çdo dite. E siç ka thënë Margaret Thatcher - “Nëse e do një punë të mbaruar, kërkoja një gruaje." Ajo që ne burrat duhet të bëjmë është t’u japim sa më shumë mundësi dhe mbështetje grave”, shkruan Basha.
Pas vendimit të Apelit, Berishe ka sulmuar ashpër Bashën, duke e akuzuar se po bashkëpunon me Ramën. Ndërkohë ajo që bie në sy është se ish-kreu i PD javët e fundit i ka shpeshtuar reagimet, ndonëse ka shmangur qëndrimet për zhvillimet politike.
Lini një Përgjigje