Politike 8 Mars 2023, 19:01

Çfarë fshihet pas mesazhit të DEA? Ngjela: Po nis një lëvizje e re kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë fshihet pas mesazhit të DEA? Ngjela: Po nis një
Spartak Ngjela

DEA ka vënë në dispozicion një adresë emali i dhe një numër telefoni për këdo që ka informacione mbi trafikun e drogës. Por sipas Ngjelës, ata po mbledhin dëshmi dhe prova...

Avokati Spartak Ngjela ka “zbërthyer” deklaratën e pak ditëve më parë të DEA-s amerikane, e cila kërkonte nga qytetarët shqiptarë që të informonin agjentët e saj për çdo informacion që kanë mbi trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.  

Sipas avokatit, DEA e di se autoritetet shqiptare janë të korruptuara dhe duan informacion të drejtpërdrejtë nga qytetarët. Sipas tij, ata po mbledhin dëshmi mbi aferat e pushtetarëve.

Sipas avokatit, SHBA i ka të gjitha informacionet mbi krimet në Shqipëri përmes përgjimeve të CIA-s, por tashmë kërkon që procesi të kalojë në gjykatë dhe i nevojiten dëshmi.

Amerikanët i kanë të gjitha por nuk i kanë mbi baza dëshmie, por i kanë nga shërbimet sekrete. Kjo do t’iu japë mundësi shqiptarëve të krijojnë një opinion të ri për shtetin, pasi janë pesimistë të gjithë në lidhje me sundimin që iu ka bërë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kërkojnë burime të drejtpërdrejta, jo përgjime. Çfarë i dini ju policitë sekrete? Veshë gjigandë, por me ato ata bëjnë politikën. Kjo tregon se ata e dinë të vërtetën, por duan të shkojnë drejt një procesi gjyqësor. Në vija të përgjithshme kështu mendoj. Është një lëvizje e re kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është ndjekur kjo praktikë te aleatët. Çfarë ka hequr Amerika me këta. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet sëmundje botërore, vetëm Perëndimi ka larë hesapet dhe nuk e ka korrupsionin fenomen, por krim si të gjithë të tjerët”, tha Ngjela në një emision.

DEA ka vënë në dispozicion një adresë emali i dhe një numër telefoni për këdo që ka informacione. Sinjali i parë ishte se DEA nuk ka besim te autoritetet dhe kërkon që qytetarët të raportojnë drejtpërdrejt te ajo. Veprimi vjen në një kohë kur Rama u kap me “presh në duar” në SHBA me skandalin “McGonigal” dhe si duket ata e kanë humbur besimin te qeveria.

ngjela dea korrupsion