TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 10:05

“Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve”, PD denoncim në KQZ: Merrni masa!

Shkruar nga Pamfleti

“Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve”, PD denoncim në

Partia Demokratike ka denoncuar raste të mungesës së trimbosjes së gishtit apo kur boja është fshirë.

Në një letër dërguar KQZ-së, PD ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme që për çdo zgjedhës të kryhet timbrosja, si dhe lënda e posaçme e timbrit të jetë e tillë që të mos të fshihet për jo më pak se 24 orë.

“Nga anëtarët dhe vëzhguesit tanë në Qendrat e Votimit kemi marrë raportime të shumta se zgjedhësve nuk iu është bërë timbrosja dhe në rastet kur është bërë boja e timbrit fshihet lehtësisht.

Neni 105, pika 1, gërma “dh”, e Kodit Zgjedhor parashikon se: “Zgjedhësi timbroset në dorën e majtë nga një anëtar i caktuar me vendim të KQV-së me një lëndë të posaçme, të dukshme me shikim të lirë dhe që nuk hiqet për jo më pak se 24 orë, me qëllim shmangien e votimit më shumë se një herë dhe më pas i jepet fleta e votimit. Në rast se zgjedhësi nuk pranon të timbroset me lëndën e posaçme, atij nuk i jepet fleta e votimit dhe identiteti i tij mbahet shënim në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.”.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 105, pika 1, gërma “dh”, të Kodit Zgjedhor, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme që për çdo zgjedhës të kryhet timbrosja, si dhe lënda e posaçme e timbrit të jetë e atillë që nuk kryhet fshirja e saj për jo më pak se 24 orë.

Duke ju falënderuar paraprakisht, mbetemi në pritje të reagimit tuaj”, thuhet në letër.

Lini një Përgjigje