Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka votuar në qendrën në shkollën “Edit Durham” në kryeqytet.
Monika Kryemadhi, e cila nuk kandidon për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, por ka shprehur mbështetjen për ish-bashkëshortin Ilir Meta që ndodhet në qeli, shoqërohej nga e ëma dhe djali i saj.
Të drejtën e votës sot e kanë 3 milionë e 713 mijë shtetas shqiptarë, prej tyre rreth 246 mijë janë regjistruar që të votojnë nga jashtë.
Ndërkohë që rreth 115 mijë zgjedhës votojnë për herë të parë. Në të gjithë Shqipërinë janë 5225 qendra votimi.
Lini një Përgjigje