Në një deklaratë për mediat Begaj u bëri thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre.
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën 9- vjeçare “ Kongresi i Lushnjës” e cila ndodhet në rrugën “ Qemal Stafa”.
Presidenti Begaj shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ku të dy shprehën vullnetin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në një deklaratë për mediat Begaj u bëri thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre.
"Për mua mu duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendi dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një ditë të veçantë, pasi kemi hapur negociatat për BE, për herë të partë voton diaspora dhe duhet të plotësohen standarde. Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzueshme, ku qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe vullneti i tyre të dëgjohet", u shpreh Begaj.
Ai kritikoi edhe gjuhën e përdorur gjatë fushatës nga aktorët politikë. “Në fushatë zgjedhore duhet të ketë ballafaqim idesh e programesh, në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë gjuhë bullizuese”, tha Begaj.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.
Lini një Përgjigje