TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 09:31

Ervin Salianji shfaqet pas 8 muajsh në burg me 'look' të ri (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Salianji shfaqet pas 8 muajsh në burg me 'look' të ri
Shfaqet pas 8 muajsh Ervin Salianji

Pas 8 muajsh mungesë në publik, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është shfaqur sot në publik, duke votuar këtë të diel nga burgun e Fierit.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm për shkak të situatës politike, por edhe për ndryshimet e dukshme në pamjen e tij fizike.

Salianji, i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar dhe është dënuar me një vit burg, ka kaluar disa muaj pas hekurave, ku është dukur të ketë kaluar një transformim të dukshëm. Me flokë të mbjella dhe një pamje më të kuruar, ish-deputeti duket të ketë bërë një ndryshim të rëndësishëm në look-un e tij, duke i dhënë një pamje më të freskët dhe të re.

Me një pamje të qetë dhe të përqendruar pavarësisht situatës ku ndodhet, flokët e tij të rinj janë një ndryshim i dukshëm, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe publikut.

Ky është hera e parë që ish-deputeti shfaqet në kamera pas arrestimit dhe dënimit të tij, një periudhë që e ka mbajtur larg skenës politike dhe publikut. Pas disa muajsh të vështirë, Salianji duket se është përpjekur të ndryshojë jo vetëm nga ana fizike, por edhe të rifitojë njëfarë imazhi në sytë e publikut.

Në burgun e Fierit, Salianji ka vazhduar të mbajë një profil të ulët, por ndoshta kjo shfaqje do të sjellë një rritje të interesit për të dhe veprimtarinë e tij politike në të ardhmen. Megjithatë, ndryshimi i pamjes së tij mund të nënkuptojë një mundësi për një rikthim të mundshëm, pasi ish-deputeti ka mbajtur ende një pasion të fortë për politikën dhe mund të ketë plane për të rimarrë rolin e tij në skenën politike të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sot masivisht për opozitën.

'Vota nga kudo është njësoj, qoftë nga burgu qoftë nga jashtë. Privimi që më është bërë në mënyrë të padrejtë për të më shmangur dhe për të më hequr nga beteja elektorale të jep ndjesinë të një lloj lidhje me zinxhir për të penguar në aktivitetin politike.

Momenti i sotëm moment i veçantë qoftë edhe nga burgu. Rastisi i që unë të jem votuesi i parë, siç edhe duket besoj se do ketë votë masive për nr 1 dhe për PD.', tha Salianji.

shfaqet pas 8 muajsh ervin salianji

Lini një Përgjigje