TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 09:43

Kreu i PSD voton në Tiranë, Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë!

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i PSD voton në Tiranë, Tom Doshi: Rezultati do të jetë

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi, ka votuar sot në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Shqipëri.

Doshi votoi në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Ai u shpreh se rezultati për partinë që ai drejton do të jetë surprizë në këto zgjedhje.

"Kam shumë shpresë rezultati për partinë do të jetë një surprizë për gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion, me PS do të shikojmë si do të shkojë rezultati", u shpreh ai.

Procesi i votimit po zhvillohet në të 12 qarqet e vendit dhe përfshin më shumë se 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Lini një Përgjigje