Politike21 Shkurt 2023, 19:03

“Boll ndërhyri në punët tona”, deputeti demokrat “shuplakë” Metës: Ç’punë ka ai me vulën e PD?

Shkruar nga Pamfleti

“Boll ndërhyri në punët tona”, deputeti demokrat

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se protestat e Berishës janë një luftë brenda llojit, dhe jo kundër qeverisë. Më tej Çollaku shtoi se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka punë me vulën e PD.

"Protestat kundër Ramës në fakt janë protesta për të treguar luftën brenda PD-së. Duke shfrytëzuar opozitarizmin këto protesta përdoren si mënyra të tjera. Madje është e papranueshme që një protestë e PD të përdoret kundër SHBA apo kundër Ambasadores së SHBA. Militantët nuk mund të të bashkohen në një kauzë të tillë. Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë protesta anti-SHBA apo anti-NATO. Unë nuk marrë pjesë në protesta ku sulmi kundër Ramës përdoret për të sulmuar njërën palë apo palën tjetër të PD.

Ne do na duhej dialog dhe të shihnim në sy njëri-tjetrin. Nuk ka nevojë për protesta për këtë. Protesta kundër Ramës nuk mund të jetë një luftë civile mes palëve brenda PD.

Data 3 mars do të përcaktojë se kush do të jetë PD-ja legjitime dhe kush do ta drejtojë me legjitimitet partinë. Ky është një verdikt normal gjykate dhe ky verdikt duhet pritur. Pas tij mund të diskutohet bashkimi. Por, fakti se në datën 3 është thirrur një protestë është përdorimi më evident i kauzave opozitare për beteja brenda llojit. Kjo protestë është një presion ndaj gjykatës”, tha ai.

Nga ana tjetër ai i ka dhënë një shuplakë të fortë Ilir Metës. Sipas Çollakut, ç’punë ka ai të ndërhyjë në punët e PD.

Mendoj se është e papranueshme retorika e kreut të Partisë së Lirisë për gjendjen e Partisë Demokratike. Vula është çështje e gjykatës dhe e demokratëve. Kryetari i PL nuk ka asnjë të drejtë të japë versione dhe të përzihet në punët e brendshme në PD", u shpreh Çollaku për Dritare.TV.

meta kreshnik collaku vula e pd