TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 12:14

"Bordi i Paqes"/ Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për nënshkrimin e marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti

"Bordi i Paqes"/ Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka autorizuar kryeministrin e vendit Edi Ramën për nënshkrimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Në autorizimin e Kreut të Shtetit thuhet se këto kompetenca nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik.

“Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet për lëshimin e plotfuqisë, si dhe të përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoritetet e përcaktuara në këtë autorizim është i detyrueshëm sipas ligjit”, thuhet mes rreshtash.

AUTORIZIM PËR LËSHIMIN E PLOTFUQISË PËR NËNSHKRIM MARRËVESHJEJE: 

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “ë” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, autorizoj SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri z. Edi Rama, në Kartën e Bordit të Pages”, miratuar në parim me vendimin nr. 45, datë 21.1.2026 të Këshillit të Ministrave.

Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet për lëshimin e plotfuqisë, si dhe të përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoritetet e përcaktuara në këtë autorizim është i detyrueshëm sipas ligjit.

Autorizim nr. 224/1
Tiranë, më 21.1.2026

PRESIDENT I REPUBLIKËS

Bajram Begaj

"Bordi i Paqes"/ Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për

Lini një Përgjigje