TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 11:55

Bordi i Paqes, Bardhi pyet Ramën në Kuvend: Pse Kosova është sot në Davos dhe kryeministri jo?

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Paqes, Bardhi pyet Ramën në Kuvend: Pse Kosova është
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi në Kuvend i kërkoi llogari qeverisë pse kryeministri nuk ishte sot në Davos, ndërsa Kosova po.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi ngriti pretendime se ‘kryeministri Edi Rama nuk shkoi dot në forumin e Davos-it sepse nuk e pranuan’.

“Është bërë miratimi në parim i kësaj marrëveshjeje. Presidenti i Republikës ka autorizuar kryeministrin të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë të miratuar në parim. Pyetja ime; a e kanë nënshkruar marrëveshjen kryeministri? Nuk rezulton që kryeministri ta ketë nënshkruar marrëveshjen, marrëveshjen e ka nënshkruar sot Presidentja e Kosovës sot në Davos.

Pse kryeministri është sot këtu dhe jo në Davos për të nënshkruar marrëveshje me presidentin Trump? Ku bazohet procedura që po ndjek Kuvendi? E kuptojmë që nuk shkonte dot se nuk e pranuan? Pse Kosova është sot në Davos, ndërsa lideri juaj është sot këtu me Taulantin dhe Ballukun“, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos, për shkak se kishte zgjedhur të mikpriste në Shqipëri vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump.

“Meqë po përsëritet e njëjta pyetje edhe që mos të shqetësoheni sepse e kuptoj që jeni shumë të shqetësuar pse unë nuk jam atje se mezi prisnit që të më shikonit atje. Në fakt unë duhet të bëja një zgjedhje midis t'i përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën këtu në Shqipëri. Dhe zgjodha vajzën dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait”, tha Rama.

 

bordi i paqes bardhi pyet ramën në kuvend

Lini një Përgjigje