Politike13 Shtator 2023, 18:52

Braimllari: Rama bën zëvendësime ministrash për t’i çuar para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Braimllari: Rama bën zëvendësime ministrash për t’i

Ndryshe nga Partia Demokratike e cila është përfshirë në vorbullën e ngjarjeve që prodhon konflikti mes dy grupimeve të demokratëve atyre të Berishës dhe Bashës, aleatja kryesore e kampit opozitar, Partia e Lirisë, duket disi më e qetë në këtë nisje të sezonit të ri politik.

Nënkryetari i kësaj partie Endrit Braimllari, tha se PL-ja është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë, pasi siç tha ai, PL-ja është përqëndruar fort në Këshillat Bashkiakë dhe denoncimin e abuzimeve dhe paligjshmërive kudo që ato ndodhin.

“Synimi ynë është rikthimi i transparencës dhe llogaridhënies në vend. Qytetarët janë të qartë se kjo qeveri bën zëvendësime ministrash, për t’i çuar ata para drejtësisë.

Sepse fokusi i kësaj qeveria nuk është hapja e vendeve të reja të punës, apo mbajtja e të rinjve në vend. Por kjo qeveri është e zhytur në korrupsion dhe është kjo qeveri që e thellon korrupsionin dhe abuzimin”, u shpreh ndër të tjera nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari për “Ora News”.

braimllari rama