
Aleanca Bardhi-Berisha ka filluar të venitet.
Edhe pse u trumbeta me të madhe për bashkim mes tyre dhe forcim të opozitës, në takimin e dytë të tyre janë paraqitur 31 deputetë, thuaje çereku i emrave që ishin në takimin e javës që shkoi.
Ditën e sotme u mblodhën deputetë të të dyja grupeve për të diskutuar mbi ngritjen e komisioneve hetimore.
Ata do t’i drejtohen Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.
Kujtojmë se në tryezën e përbashkët të zhvilluar javën e parë u paraqitën 43 deputetë.
Nuk dihet nëse në takimin e radhës do të ulet sërish numri i deputetëve pjesëmarrës apo situata do të përmirësohet.