TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2023, 17:34

Nikolla nuk i menaxhon dot punët në Kuvend, Rama i shton numrin e këshilltarëve

Shkruar nga Pamfleti

Nikolla nuk i menaxhon dot punët në Kuvend, Rama i shton numrin e

Kryeministri Edi Rama i ka shtuar numrin e punonjësve Lindita Nikollës. Kjo e fundit duket se nuk po i menaxhon dot mirë punët në Kuvend dhe Rama i ka ardhur në ndihmë. Përmes një vendi të marrë sot, janë shtuar 16 punonjës duke e çuar numrin total në 453.

Numri i punonjësve të administratës së Kuvendit, për vitin 2023, shtohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 453 (katërqind e pesëdhjetë e tre) punonjës. Numri rezervë i punonjësve për vitin 2023 reduktohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 47 (dyzet e shtatë) punonjës. Ngarkohen administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

 

Lini një Përgjigje