TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2023, 17:19

Basha me detyrë të re në KiE, Endri Hasa: Marionetat e 'non gratës' shpifin e sajojnë në media

Shkruar nga Pamfleti

Basha me detyrë të re në KiE, Endri Hasa: Marionetat e 'non

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale në lidhje me detyrën e re të kreut të PD-së. Ai thotë se marionetat e Sali Berishës shpifin dhe sajojnë lloj lloj marrëzirash për detyrën e re që Këshilli i Europës i ngarkoi Bashën.

"Marionetat e Berishës nëpër media kanë 24 orë që shpifin dhe sajojnë lloj e soj marrëzirash për detyrën me të cilën e ngarkoi Bashën Këshilli i Europës, që tregon edhe njeherë se non grata mendon vetëm për veten dhe dëmton këdo që e kërcënon.

Lulzim Basha nuk ka nevojë për duartrokitjet e askujt, ai po bën vetëm detyrën e tij, por nëse e kanë të pamundur të gëzohen për një lajm të mirë, vetëm sepse atë detyrë po e kryen Basha, të paktën të gëzohen sepse ai që po e çon përpara këtë punë të rëndësishme është pikërisht një shqiptar, që po vendos në dritë të mirë Shqipërinë në çështjen më të rëndësishme të momentit në rrafshin ndërkombëtar.

Tam tamet le të vazhdojnë, nga zëdhënësit e vjetër dhe të rinj të bunkerit sepse ata kanë hallet e tyre", tha Endri Hasa.

endri hasa basha

Lini një Përgjigje