
Berisha ishte ai që ngriti siparin, por duket se javët e fundit lista është zgjeruar me emra të tjerë.
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka alarmuar politikën. Në një studio televizive ai ka konfirmuar atë që tha “Pamfleti” pak ditë më parë se në Tiranë ka ardhur një listë e re me politikanë “non grata” nga Britania e Madhe.
Sula është shprehur se Londra ka shpallur të padëshiruar 10 përfaqësues të mazhorancës dhe 2 të opozitës.
“Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe. Janë 12 emra 10 mazhoranca 2 opozita. Tek opozita janë nivelet normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria. A ka normalitet që të flitet për non grata. I ke edhe ish-ministra edhe janë”, tha Sula.
Berisha ishte ai që ngriti siparin, por duket se javët e fundit lista është zgjeruar me emra të tjerë. Mirëpo ndryshe nga SHBA, e cila i publikon emrat e personave të futur në listën e zezë, Londra ndjek një filozofi të re. Ajo i informon individualisht personat përmes një zarfi. Dhe kështu ka ndodhur edhe me Berishën, i cili vendosi vetë ta bëjë publike.
Por pyetja që shtrohet është: A do t’i publikojë Londra emrat e personave të shpallur të padëshiruar në Tiranë? Vetë sula nuk dha emra, pro mësohet se bëhet fjalë për figura me rëndësi.
Ai që e konfirmoi se përveç Berishës, ka dhe emra të tjerë në lisë të zezë ishte Tom Doshi. Në artikullin e OCCRP, vetë Doshi shprehej se Londra e ka shpallur të padëshiruar këto ditë. Edhe për të vendimi u mbajt sekret, ashtu si për shumë të tjerë.
E mira është që Britania t’i nxjerrë emrat e të damkosurve. Nëse ata mbahen sekret, askush nuk e vë ujin në zjarr dhe të gjithë vijojnë aktivitetin e tyre politik. Por nëse atyre u del emri publikisht, atëherë qytetarët e kanë në dorë vetë nëse duan apo jo t’i votojnë.
Lini një Përgjigje