
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar takimin e tre ditëve më parë mes Bardhit dhe Berishës. Ai tha se bashkimin e PD-së, e ka në dorë Berisha.
Po ashtu, për takimin e 5 shtatorit, Sula u shpreh se i komunikoi kolegut të tij Korreshit, se bashkimi i demokratëve paska qenë shumë i lehtë për t'u bërë.
Sula ka ironizuar kolegët e tij deputetë duke thënë ‘mos e çoni grushtin deri në fund'.
“Bashkimin e PD e ka në dorë Berisha. Unë jam njeri që nuk hiqem si hipokrit, nuk jam njeri që tjetër mendoj e tjetër veproj e tjetër them. Kam parë në datën 5 shtator, që përkoi edhe me Nënë Terezën, kur pashë Berishën të çiltër, i thashë zotit Korreshi: E kupton sa e lehtë ka qenë kjo punë, për të qenë të gjithë bashkë.
U kam thënë të gjithë kolegëve që të mos e çojnë grushtin deri në fund. Unë nuk kam sharë asnjërin. Unë dal bëj denoncime të forta, kur dal e kam mendjen të mbledhur”, tha Sula për "News 24".