TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 12:38

Brukseli bllokon Edi Ramën për RTSH, gati largimi i Eni Vasilit

Shkruar nga Pamfleti
Brukseli bllokon Edi Ramën për RTSH, gati largimi i Eni Vasilit
Edi Rama dhe Eni Vasili /

Pas pyetjeve të negociatorëve europianë për videon ku Rama foli për shkrirjen e televizionit publik, Brukseli ka kërkuar modelin e BBC-së, me konsensus dhe të drejtë vetoje për opozitën...

Bashkimi Europian i ka bllokuar përfundimisht planet e Edi Ramës për shkrirjen e Radio Televizionit Publik Shqiptar, të cilat hapnin rrugë ndërtimit të kullave në territorin e RTSH-së. Gjatë diskutimeve për raportin EBAR në Bruksel, negociatorët shqiptarë janë pyetur për videon e kryeministrit ku ai fliste për shkrirjen e medias publike. BE dhe EBU kanë kërkuar që RTSH-ja të kthehet në një shërbim publik sipas modelit të BBC-së, me një bord drejtues të zgjedhur me konsensus dhe opozitën me të drejtë vetoje. Si shenjë e parë e zbatimit të këtij plani, pritet dorëheqja e drejtores së përgjithshme Eni Vasili, e vendosur në krye të RTSH-së me pëlqimin e Ramës. Ndërkohë, projekti për kullat është anuluar pas alarmit të Brukselit nga mediat shqiptare, veçanërisht “Pamfleti”.

Bashkimi Europian ka bllokuar përfundimisht planin e Edi Ramës për të shkrirë televizionin publik dhe krijuar kështu mundësinë e marrjes së terrenit të tij për ndërtimin e kullave.

Siç mësohet, në diskutimet që janë zhvilluar në Bruksel në lidhje me miratimin e raportit EBAR, janë pyetur negociatorët shqiptarë në lidhje me videon e Edi Ramës ku ka folur për shkrirjen e Radio Televizionit Publik.

Pas pyetjes ka ardhur një koment ku është thënë që qenia e një shërbimi publik të informimit është një standard europian që duhet zbatuar. Ndërkaq, përveç këtij rasti, EBU, autoriteti i transmetimeve televizive, ka qenë më i detajuar në këtë çështje, duke shprehur në një dokument shqetësimin në lidhje me kërcënimin e Edi Ramës.

Bashkimi Europian i ka kërkuar Shqipërisë që RTSH-ja duhet kthyer në një media publike sipas modelit të BBC-së, duke propozuar që plani të nisë menjëherë.

Madje ka edhe një draft për këtë, ku parashikohet që Parlamenti, sipas modelit të komisioneve të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, të krijojë një grup pune mes të gjitha partive, ku opozita të ketë të drejtën e vetos në lidhje me ribërjen e Radio Televizionit Shqiptar.

Plani parashikon ngritjen e një bordi që të mos zgjidhet me vota të mazhorancës në Kuvend, por me konsensus nga të gjitha palët. Ky plan parashikon largimin e Këshillit Drejtues aktual e natyrisht edhe të Eni Vasilit, që ka ardhur në krye të RTSH-së me pëlqimin e Edi Ramës dhe familjes së tij.

Instanca e BE-së ka qenë ultimative, pasi është mësuar se RTSH-ja ka një plan për shndërrimin e territorit ku ndodhet godina në kulla ndërtimi. Duke cituar shqetësimet që ka ngritur media shqiptare e posaçërisht “Pamfleti”, pyetjet në Bruksel kanë pasur si temë edhe mundësinë e ngritjes së një kulle, çka ka alarmuar negociatorët e qeverisë.

Pikërisht ngritja e këtij alarmi duket se ka bërë që plani i ndërtimit të kullave të anulohet, pasi mund të sjellë një acarim të mëtejshëm të situatës.

Përfaqësuesit e qeverisë kanë shprehur një dakordësi për një plan konsensual për ta kthyer RTSH-në në një media konsensuale, ku të gjitha partitë të kenë të drejtë përfaqësimi.

Pikërisht për të dhënë një sinjal në lidhje me këtë çështje, në ditët në vazhdim pritet që Eni Vasili të japë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Akt që më pas do të rihapë të gjithë procedurën e rinisjes së zgjedhjes së organeve drejtuese. Pas largimit të Vasilit, pritet që në Kuvend të flitet që të rizgjidhet Këshilli Drejtues me një formulë të ndryshme, pra me konsensus, jo vetëm me votat e mazhorancës. Nga drafti paraprak pritet që Këshilli të mos ketë 7 anëtarë, por ka edhe zëra që të ketë pesë, ku të jenë emra të njohur të kulturës dhe gazetarisë shqiptare, e jo njerëz që punojnë në zyrat partiake./Pamfleti

 

brukseli edi rama rtsh eni vasili

21 Komente

  1. A
    Antoni

    Eni Vasili eshte nje psikopate qe nuk e ka shoqen. Ajo eshte e lidhur ngushte me interesat e ndertusve dhe ka synim shkaterimin e RTSH-se!

    1. O
      Opionisti

      Mund te hetohete tekevizoni

      1. #
        #Selina

        Eni Vasili ka heq dy drejtore se nuk i firmosnin tenderat. Njerin e kishte dhe shokun e vellait po normal qe sdo futej ne burg per leket e drejtoreshes. E ka bere RTSH-ne si prone te veten. Turp i madh! Keshilli Drejtues ja fut gjume ne rastin me te mire.

        1. T
          TRITANI

          Ste fal Eni te leket! Po nuk firmose ik vete me mire. Po Kryetari Keshillit cfare ben aty, sehir?! Sehirin dhe freskun e ben mire thone. Djale i ri dhe pa integritet. Fiks per RTSH-ne e Vasilit.

        2. O Eni Vasili, nuk ecën përpara duke iu lëpirë eprorëve. Lëpirja ndaj Linda Ramës do të të kthehet në bumerang të madh. Iu lëpive PD-së në 1997, pastaj LSI-së, dolle “e pavarur”, dhe tani po i servilosesh Linda Ramës me të dyja duart. Me bandat e LSI-së në hetimin tatimor që ke plaçkitur bizneset bashkë me vëllain gjobaxhi dhe shokët e tij, as vilat, as pasuritë nuk do t’i gëzoni dot.

          1. I
            Infomedia@portal

            Eni ec para qente le te lehin karavani ecen perpara. Mashtrusa gjobvensa shpifsa xheloz ne Shqiperine tone i gjen me tonelate.

            1. X
              Xhelozi.com

              Eni super????

              1. A
                Antoni

                Super jevg thuaj dhe te mos e perdori karten per blerje ne emer te nje biznesmeni!????????

                1. S
                  Smirushi

                  Kush eshte biznesmeni i radhes ?

                  1. X
                    Xhelozi. Com

                    Po eni ska ku te coj karten e vete 12 mij euro rroge te Topi o Toniiii. Po shiko hallin tat o Toniii

                    1. S
                      Sokrati

                      O djali i dajes, nuk thote qe nuk merrte 12 mije euro se ato i mban dhe i ben mullar ajo, por meqe ja jep ndonjehere dhe i merr ndonje gje????

                2. v
                  vk

                  Gjynah ky vend ne dore te kujt ka rene! Po mire ti behet ketij populli!

                  1. D
                    DUCJA

                    Eni e ka meritu ate vend, ka ardh aty e re fare e njome, aty i mesoi gjerat e rendesishme te jetés, eshte ..., eshte kapur per flokesh me koleget, etj, etj. prandaj mos shani se eshte gjynof. Tani i erdhi dita te perfitoje ça, se gallofi nuk do jeté gjithmone kryeminîster.

                    1. R
                      RTSH Farma

                      Eni dikur donte te behej farmaciste, po spati fat se sponsor-farmacisti plak nuk i mbijetoj dot nje aksidenti. Rahmet paste. Humbi farmaceutika por fitoi gazetaria. Po me mire se si farmaciste do kishte marre ne qafe njerez, se keshtu te pakten mori ne qafe vetem RTSH-ne.

                      1. P
                        Petriti

                        Cjubduhet ju kush e ka rrahur enin apo pse jane kapur prej flokeh. Ne fund te fundit beqare ka qene . E etur per karriere eshte e zgjuar dhe e di si funksionon

                        1. T
                          Tony

                          Sa largpames jeni ju sypetritet.

                          1. G
                            Geraldo

                            Ke te drejte, kohe himoraliteti. U ka ardhur koha baxhellave!

                          2. T
                            Tony

                            Pellumbesha pasi e verviti poshte e larte u be drejtoreshe. Kur shkonte ne plazh shullohej ne diell dhe e ferkonte duke i kenduar, pellumbeshe moj pellumbeshe ishe puntore e u bere drejtoreshe. Kurveria morale e trupore, grabitja universale, degjenerimi edukimit e grykesia pa fund deri ne krim nuk ka te sosur. Veting parash e pronash, veting moral hic, veting kriminal hic, do i dale fundi ne hic. Ne Shqiperi kuptimi i fjales kurveri eshte simbol i fisnikerise.

                            1. M
                              Mona

                              Mos i qani hallin ka kush kujdeset per ate kur te iki. Ka para vila shok me pushtet. Burri shkret aq duhej Mjer ne dhe elitat tona

                              1. V
                                Vaksina 2000

                                Keshilli Drejtues i RTSH inekzistent, keshilli me i dobet i 20 viteve te fundit. Sherbetore dhe puthadore te Eni Vasilit. Asnje reagim per pislliqet e drejtoreshes, per tenderat, per festivalin e Pranveres qe do behet komplet jasht thua se nuk ka RTSH regjisor, skenograf, ndricim, foni dhe grafike. Kryetari, nje dordolec qe hiqet si europian por qe eshte copa e katunarit qe i ka ardh dita dhe qe vetem i sheh te gjitha dhe hesht. Antaret e keshillit spo i permend se me dhimbsen. Zoti e ruajt RTSH-ne nga kjo zgjebe qe e ka mbeshtjelle!

                                Lini një Përgjigje