Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime për situatën në sistemin shëndetësor, veçanërisht në Lushnjë, gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, duke i shoqëruar ato edhe me tone ironike.
Ai kritikoi gjithashtu diskutimet për Rregulloren e Kuvendit, duke sugjeruar se ndryshimet synojnë kufizimin e kohës së fjalës për deputetët. Korreshi kërkoi që në Kuvend të thirret ministrja e Shëndetësisë për të dhënë shpjegime mbi gjendjen në spitale.
“Ju na thoni ejani të shohim Rregulloren por ajo është si të ulet koha e deputetëve për të folur, se u mërzitën kolegët e rinj që flasim nga 10 minuta. A e keni numrin ta thërrisni ministren e Shëndetësisë, se vërtetë ka ikur në Europë, po dua t’i them nuk hyhet në Europë pa pambuk e jodio, pa mamografi e eko që nuk punojnë në Lushnjë, se po çojmë në Lushnjë dhe po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë”, tha ai.
Sipas Korreshit, mungesat në shërbimet bazë shëndetësore mbeten një problem serioz, ndërsa kërkoi më shumë vëmendje dhe ndërhyrje konkrete për përmirësimin e situatës.
Lini një Përgjigje