Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi nuk është prezent sot në Kuvend, për interpelancën urgjente të kërkuar nga PD lidhur me shoqërinë KAYO.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.
“Lidhur me interpelancën urjgente, prë arsye objktive, për shkak të një angazhimi zyrtar të ministrit, për shkak të një ndryshimi të orarit të fluturimit, është e pamundur që të mbërrijë në interpelancë. Do të kërkonim që kjo interpelancë të shtyhet në seancën e radhës”, tha Ismaili.
Gjithashtu, nuk është e pranishme as ministrja Mirela Kumbaro, së cilës i është kërkuar interpelancë sërish nga opozita.
“Është finalja e konkursit për gjuhën shqipe, është atje si organizatore”, sqaroi Ismaili.
Ndërkohë edhe deputetët shumica kanë braktisur sallën e Kuvendit, duke mos iu intersuar shumë çfarë po diskutohet nga deputetë të opozitës.
Lini një Përgjigje