
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka kritikuar buxhetin e vitit 2026. Ai tha se në vend që të shërbente për nevojat e qytetarëve, buxheti iu shërben interesave të caktuara.
Deputeti i PD-së tha se ky buxhet i cili pritet miratohet nuk tregon zhvillim, por e thekson më shumë plagën sociale.
“Ky buxhet nuk është buxhet i shtetit. Është buxhet i porosisë. Është buxhet i interesave. Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit! Unë nuk votoj kundër shifrave. Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. Kundër varfërisë së programuar”, u shpreh deputeti.
Deputeti demokrat shtoi se do të votojnë kundër çdo buxheti që e sheh shtetin si pronë private.
“Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit! Unë nuk votoj kundër shifrave. Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. Kundër varfërisë së programuar. Kundër dekulturimit të qëllimshëm. Kundër korrupsionit të institucionalizuar. Kundër modelit që e quan të ndershmin të parëndësishëm dhe të padrejtin të suksesshëm”, tha Gjekmarkaj në Kuvend.
Lini një Përgjigje