TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 13:05

Avokati i Popullit, Manja ironizon PD: Nuk e di kush është lepuri i Surrelit, as ujku i Cërrikut

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Popullit, Manja ironizon PD: Nuk e di kush është lepuri i
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, nga Kuvendi lëshoi akuza në drejtim të opozitës, teksa tha se kjo e fundit po zvarrit procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Manja thotë se opozita nuk zbatoi vendimin e komisionit dhe se tërheqja e firmave është jashtë afateve proceduriale.

Më tej, ai ironizoi opozitën teksa tha se ‘nuk e di se kush është lepuri i Surrelit dhe as ujku i Cërrikut’.

“Komisioni i Ligjeve nuk është prokurori, dhe nuk merret me hetime. Rrini aty, se ju kam dëgjuar dër-dërr. Firmat i keni tërhequr përtej afatit të vendosur në 2 dhjetor. Kjo tërheqje nuk ka efekte juridike. Ju sot, e tundët rregulloren e Kuvendit dhe e bëtë copa. Ka një nen këtu thoni ju, neni 72, por ju i referoni mendimit të kualifikuar! Ore zotërinj, ligji ndahet në krerë, seksione dhe nene. Mos e dëgjoni Bylykbashin, se ka eksperiencë, por si juridike. Mos e ngatërroni kekun me byrekun se ndryshe do të bini ndesh. Çështjen e tërheqjes së firmave jashtë afateve, bie ndesh me kushtetutën. Ne konsensusin ua lamë, ua sollëm listën nga data 17-2. Ne thamë; mblidhni emrat, se ne nuk do të ndërhyjmë. Me firmë ua dhamë ju, me votë është sot. Se di kush është as lepuri i Surrelit dhe ujku i Cërrikut. Ju po ziheni se kush është Ujku i Cërrikut dhe Lepuri i Surrelit. Ky proces duhet t’i jepet një fund. E keni kthyer Avokatin e Popullit si vend pune, se kush ta marrë nga opozita. Kërkoj që sot të kalohet për votim me kandidatët për Avokatin e Popullit. Dy herë e kemi zgjedhur me konsensus, një herë kur ishim ne në opozitë dhe ju në qeveri. Dhe një herë e kundërta, atëherë ishte Luli. Ndajeni mendjen, jeni opozita e Shqipërisë, apo opozita e klubit”, tha Manja.

zgjedhja e avokatit të popullit manja ironizon pd ujku cerrikut

Lini një Përgjigje