TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2025, 12:34

Dash Sula thirrje Berishës në Kuvend: Doktor hap rrugë, shijo jetën me familjen

Shkruar nga Pamfleti

Dash Sula thirrje Berishës në Kuvend: Doktor hap rrugë, shijo

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës.

Ai deklaroi se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet e ardhshme.

“Ndihem i lumtur që do jem pjesë e një teatri për katër vitet e ardhshme, të kësaj salle që është shndërruar në një skenë me dy aktorë: ata që luajnë rolet pozitive dhe opozita që luan rolet negative”, u shpreh Sula.

Deputeti i PD shtoi se opozita është zhgënjyese dhe qytetarët i kanë lënë në harresë për shkak të mungesës së besueshmërisë dhe përçarjes së brendshme.

Ai theksoi se pas 30 vitesh në politikë, ky është fjalimi që nuk do të donte të mbante, sidomos duke parë gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Dash Sula tha se nuk do të fajësojë Edi Ramën këtë herë, por vetë opozitën për humbjen në zgjedhjet e 2025-ës.

“Nuk do flas për Edi Ramën, as për manipulimet e zgjedhjeve të 2017, 2021 apo 2025, jo se nuk kanë ndodhur, por sepse ne vetë kemi dështuar të jemi alternativë e besueshme. Kemi humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes, dhe kjo është e vërteta që duhet ta themi me zë të lartë brenda PD”, deklaroi ai.

Një thirrje kishte edhe për Sali Berishën, që të tërhiqet dhe t’i hapë rrugë shpëtimit të PD.

“Do i bëja thirrje këtu nga Kuvendi, nëse të dhimbset ende kjo krijese që ndërtove vetë, tërhiqu dhe lërë garën e lirë dhe të barabartë. Ki besim tek demokratët, jo siç bërë në 2013 që ja dhe beniaminit tënd dhe shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit. Është momenti që të shijosh me familjen, nipër e mbesa këtë energji që të ka dhënë zot dhe hapi rrugë shpëtimit të PD”, tha ai.

Lini një Përgjigje