Korreshi nuk preferoi t’i përgjigjej kësaj pyetje duke thënë se Sulën e ka mik të mirë, ndërsa shtoi me nota humori se ‘ishte kapur pa përgatitur se ishte përgjumësh”.
Pas emërimit të Dashnor Sulës në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga radhët e Partisë
Deputeti demokrat Sajmir Korreshi u pyet për vendimin që përfshin ish-deputetin e PD, por zgjodhi të mos mbajë një qëndrim politik mbi këtë zhvillim.
Korreshi nuk preferoi t’i përgjigjej kësaj pyetje duke thënë se Sulën e ka mik të mirë, ndërsa shtoi me nota humori se ‘ishte kapur pa përgatitur se ishte përgjumësh”.
“Nuk kam një koment për këtë. Është për herë të parë që të mos i përgjigje një pyetje. Më kanë kap pa përgatit sepse jam përgjumësh nuk kthjellohem dot”, tha ai.
Deri në këtë moment, Partia Demokratike nuk ka shprehur një qëndrim zyrtar për emërimin e Dashnor Sulës në këtë funksion institucional.
Lini një Përgjigje