TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 15:34

Debatet në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Asnjë surprizë, PS nuk pranon heqjen e imunitetit të Ballukut!

Shkruar nga Pamfleti
Debatet në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Asnjë surprizë, PS
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Ballaku.

Bardhi akuzoi kryeministrin Rama se kishte urdhëruar 5 anëtarët socialistë që të ktheheshin mburojë për Ballukun. 

Bardhi po ashtu zbuloi edhe qëndrimin e SPAK brenda në mbledhje, ku kërkojnë arrestimin e saj, ndërsa thanë se ‘të fortët’ kërcënuan dëshmitarët. Siç, Bardhi tha, prokurorët kanë deklaruar se janë duke hetuar nëse këta persona kanë ose jo lidhje me krimin.

Bardhi: Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Mandateve që seanca të ishte me dyer të mbyllura. Nuk kishte asnjë surprizë. Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill të bëheshin mbrojtje politike për të korruptuarën Belinda Balluku. SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Këto masa deri tani nuk mbrojnë dot hetimin e plotë ndaj Ballukut. Prokoruroia tha se kur u kërkua ndaj Ballukut masa e masave ndaluese, ajo rrezikonte dënim në maksimum deri në 10 vite burg, sot që flasim u shprehën prokurorët nëse provohen të gjitha akuzat e ngritura ajo rrezikon në maksimum 35 vite burg. Kjo tregon se jemi në një situatë të rënduar sa i takon krimeve të kryera prej saj. Prokurorët në një dëshmi tronditëse i kanë vendosur në dispozicion këshillit të mandateve provat konkrete se si Balluku përmes dy formave, të fortëve që kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku dhe forma e dytë përmes zyrtarëve anëtarë të kabinetit të Balluku që kanë kërcënuar dëshmitarët se do hiqeshin nga puna familjarët atyre që dëshmonin ndaj Ballukut dhe më pas i kanë ofruar edhe para që të ndryshonin dëshmitë që kanë dhënë.

gazment bardhi balluku

Lini një Përgjigje