TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 15:17

Këshilli i Mandateve, PS sinjalizon rrëzimin e kërkesë së SPAK: Masat në fuqi për Ballukun, të mjaftueshme

Shkruar nga Pamfleti
Këshilli i Mandateve, PS sinjalizon rrëzimin e kërkesë
Këshilli i Mandateve

Këshilli i Mandateve u mblodh për herë të dytë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut...

Partia Socialiste ka sinjalizuar se nuk do të pranojë kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zv/kryeministres dhe ministres së Transportit, Belinda Balluku.

Në Kuvend u mbajt sot mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku pati debate dhe kërkesa të shumta nga palët. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e Ballukut, masë e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme, SPAK nuk ka hequr dorë nga kërkesa për masë arresti.

Por kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se masa e kërkuar para, pra pezullimi, është mëse i mjaftueshëm që SPAK të vijojë normalisht hetimet.

Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun janë te mjaftueshme për hetimin”, tha Manja.

Sakaq, opozita kërkoi që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e saj.

Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda Balluku”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim”, thekson PD.

Por pas përfundimit të mbledhjes, foli për mediat kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili tha se ata do të dalin me një raport ndryshe nga ai i PD ku kërkohet heqja e imunitet dhe do i dërgohet seancës plenare. Por sipas tij, do të ketë diskutim në grup për vendimin final, por sinjalet janë se PS do votojë kundër heqjes së imunitetit.

Me arsye të plota Kuvendi ka marë kohën e nevojshme për këtë proces pas edhe përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit ka hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë. Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin. Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS. Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi i cili grupi i PS, në përfudnim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj”, tha Balla.

Sot në Kuvend ka shkuar edhe vetë kreu i SPAK Klodian Braho, teksa seanca u kthye në një skenë gjyqësore, ku SPAK harroi se i vendos gjykata dënimet, duke pretenduar se Balluku rrezikon 35 vite burg. Pas afro 5 orësh diskutimesh, mbledhja përfundoi dhe tani do të pritet vendimi që do të marrë Kuvendi.

keshilli i mandateve ps spak

1 Komente

  1. J
    Juristi

    Balluku i ka oret e numeruara sepse ne loje jane BE dhe USA po te ishte pe ketyre nuk kishte per ti hyre gjemb ne kembe Renia e ballukut ne burg pasoja te renda per koleget dhe vartsit qe jane buze gremine

    Lini një Përgjigje