TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 15:29

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Balla: Nuk jemi dakord me PD, vendimin final e merr grupi parlamentar

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Balla: Nuk jemi dakord me
Taulant Balla

Partia Socialiste duket se do të rrëzojë kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes, Belinda Ballukut.

Pas afro 5 orësh diskutime dhe debate në Këshillin e Mandateve PS ka sinjalizuar se mund të marrë një vendim kundër Prokurorisë së Posaçme.

Pas përfundimit të mbledhjes, foli për mediat kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili tha se ata do të dalin me një raport ndryshe nga ai i PD ku kërkohet heqja e imunitet dhe do i dërgohet seancës plenare. Por sipas tij, do të ketë diskutim në grup për vendimin final, teksa tha se masat aktuale që janë në fuqi për Bllukun janë mëse të mjaftueshme për të vijuar hetimet.

Me arsye të plota Kuvendi ka marë kohën e nevojshme për këtë proces pas edhe përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit ka hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë. Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin. Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS. Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi i cili grupi i PS, në përfudnim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj”, tha Balla.

 

balla balluku spak

1 Komente

  1. v
    vt

    Si patate e paqeruar e ka koken ky agua! Cudira ndodhin ne kete republiken idiote qe jetojme! Kur nje deputet akuzohet, ai duhet te lere mandatin dhe te perballet me akuzat si cdo individ tjeter. Kaq e thjeshte eshte!

    Lini një Përgjigje