TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2026, 14:56

Degradimi tronditës i Britanisë: nga shembull për botën në një “Republikë Bananesh”…

Shkruar nga Yasmin Alibhai- Brown
Degradimi tronditës i Britanisë: nga shembull për botën
Britania /

Nga kontratat e dyshimta të pandemisë e deri te mbrojtja e figurave të paprekshme mbretërore, makineria shtetërore britanike po dështon të japë llogari. Është koha të përballemi me të vërtetën: elita politike ka humbur busullën etike dhe po llastohet nga një sistem i mbyllur që mbron vetveten.

Peter Mandelson dhe Andreë Mountbatten-ëindsor janë mishërimi i një Britanie në rënie, ku korrupsioni mbulohet ose injorohet me mjeshtëri. Qytetarët besnikë duan ende të besojnë se korrupsioni ndodh vetëm në “republikat e bananeve” apo në ish-vendet sovjetike.

Dhe nuk mund t’u vësh faj. Për shekuj me radhë, sundimtarët tanë e kanë projektuar Britaninë e Madhe si një komb të bazuar mbi rregulla, si një shembull për botën. Kjo propagandë i ka përgjumur britanikët dhe e ka mashtruar botën.

Në vitin 2015, ndërsa po shkruaja një libër mbi dashurinë e Anglisë për Lindjen, udhëtova në Jordani, Egjipt dhe Indi. Në të tria këto vende, njerëzit më thoshin se dëshironin që politikanët dhe zyrtarët e tyre të ishin po aq të pakorruptueshëm sa ata në Mbretërinë e Bashkuar. Eh, sikur ta dinin si qëndronte e vërteta…

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Britania vazhdon të bjerë krahasuar me pozicionin që mbante në vitin 2017. Raporti i vitit 2025, nxori në pah shqetësime serioze lidhur me donacionet politike, skandalet e “blerjes së qasjes” me para në dorë dhe mosbesimin e thellë të publikut ndaj qeverisë.

Premtimet e Keir Starmer-it për një politikë të virtytshme rezultuan boshe. Siç shkroi gazetari George Monbiot në një artikull të ashpër: “Frika, turpi, sikleti: këto frena nuk po funksionojnë më. Qeveria ka zbuluar se mund t’ia hedhë pa lagur pas çdo skandali që shpërthen. Asnjë ministër nuk ndien nevojën të japë dorëheqjen. Askush nuk kërkon falje. Askush nuk jep shpjegime…”

Mandelson u detyrua të jepte dorëheqjen në vitet 1998 dhe 2001 për abuzimeve me detyrën, por ai u rikthye më arrogant dhe me më shumë ndikim se kurrë. I zhveshur nga ndjeshmëria etike, ai kaloi nga detyrat qeveritare në botën e lobimit.

Ai u shoqërua vetëm me të pasurit dhe të fuqishmit, duke përdorur ndikimin e tij për të lehtësuar kërkesat e tyre. Ai ishte “lojtari makiavelik” i pushtetit, të cilin e përdori Tony Blair, Gordon Brown i dha një titull fisnikërie dhe një post të lartë, ndërsa Keir Starmer e emëroi ambasador në SHBA.

Verifikimi i figurës së tij duket se ka qenë krejtësisht sipërfaqësor. Tani, deputetët po kthehen në hetues të mirëfilltë. Më në fund! Të hënën, disa prej tyre kërkuan përgjigje për pyetjet e shumta që mbeten të pazgjidhura lidhur me sjelljen e Mandelson-it, për të cilën ai tani po hetohet.

Mandelson ka deklaruar më parë se nuk ka kryer asnjë veprim kriminal dhe se nuk ka pasur motive përfitimi financiar. Darren Jones, Sekretari Kryesor i Thesarit, i siguroi deputetët se dokumentet do të vihen në dispozicion. Por unë mbetem skeptike.

“Shteti i Thellë” do t'i mbajë sekretet e tij të mbyllura thellë. Çdo gjë tjetër është thjesht një fasadë. Tani të ndalemi te Mountbatten-ëindsor, një njeri edhe më arrogant se lordi i përmendur më sipër. Ai mohon çdo akuzë për shkeljen e ligjit.

A i besoni vërtet sistemit për të zbardhur atë që ka ndodhur gjatë viteve, që nga dëshmitë e Virginia Giuffre e deri më sot? E vërteta e pakëndshme është se ai u llastua dhe u mbrojt; fillimisht nga nëna e tij, pastaj nga ish-bashkëshortja e tij lakmitare dhe amorale, dhe për një kohë të gjatë, nga anëtarët e tjerë të familjes ëindsor.

Sistemi i errët monarkik e mbrojti atë. Dhe kjo gjë do të vazhdojë. Më vjen keq, por nuk besoj se ai do të përballet me drejtësinë për sjelljet e tij të këqija në jetën publike. Shteti do të gjejë një mënyrë për ta mbuluar këtë çështje.

Kujtoni pak edhe skandale të tjera të mëdha: Kush u mbajt përgjegjës për persekutimin e njerëzve të pafajshëm në skandalin e Postës (Post Office)? A u dërguan përgjegjësit në gjyq? A është askush në burg?

Këtë javë, emisioni Dirty Business në “Channel 4”, transmetoi dështime të tjera monumentale të shtetit. Anglia është aktualisht i vetmi vend në botë ku uji është tërësisht i privatizuar - falë zonjës Thatcher. Ujërat e zeza derdhen në lumenj; kompanitë private nxjerrin fitime kolosale dhe i transferojnë ato jashtë.

Një vajzë e re humbi jetën nga infeksioni me E.coli pasi u la në një plazh. Babai i saj, i dërrmuar nga dhembja, vrau veten pak më vonë. Këtë javë, liqeni ëindermere është sërish i mbushur me jashtëqitje njerëzore. Agjencia e Mjedisit duket e kompromentuar dhe indiferente.

Të gjithë fajtorët ia hedhin pa pasoja. Ne, njerëzit e thjeshtë, kemi parë skandale që vijnë e shkojnë, ndërsa mungon llogaridhënia. Sigurisht, nisin hetime të gjata por vetëm për të krijuar përshtypjen e shqetësimit, dhe në fund asgjë nuk ndryshon.

Korrupsioni i pafalshëm me kontratat e Covid-it po harrohet. Kompania e lidhur me ish-anëtaren konservatore të Dhomës së Lordëve, Baroneshën Mone, i detyrohet ende qeverisë dhjetëra miliona paund për pajisje mbrojtëse (PPE) të papërdorshme.

Ndërkohë, Matt Hancock dhe Boris Johnson janë larguar nga pushteti pa dhënë llogari reale.

Parlamenti duhet t’i shërbejë popullit, jo partive apo vetvetes. Nevojitet një autoritet i ri dhe i pavarur për të rikthyer integritetin në jetën publike.

Ky institucion duhet të ketë kompetenca hetimore dhe fuqi ligjore, duke u shtrirë deri te familja mbretërore. Zyrtarët duhet të emërohen përmes një procesi transparent dhe të verifikohen imtësisht.

Mbi të gjitha, ata që shkelin rregullat duhet të paguajnë. Gjithçka është e kalbur në makinerinë tonë shtetërore. Duhet ndërhyrje e menjëhershme për të shpëtuar demokracinë dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve./Pamfleti nga “The Intelligent Paper”

britania dregradimi tronditës

1 Komente

  1. T
    Tony

    Keta fytyre palaret qe kane mbushur Britanine te ardhur nga llumi i botes e gerthasin 'makineria tone shteterore', kane mbushur zyrat e burokracise, u thone sybardheve bjonde te ardhur, cfare doni ne vendin tim. Nga 1 milione para 30vitesh jane bere 8 milione sot. Me divizen te pjellim sa me shume femije qe te behemi shumice e te marrim pushtetin do behen si cifutet ne Palestine e do hedhin ne det popullaten autoktone. Dikur Euurokurva kolonizoi boten e sot pa paguan shtrenjte cfare u ka bere popujve e eshte e urryer nga te gjithe. Te mbushesh vendin me kokepalare injorante, pisanjose zhulane eshte krim e kaluar krimit. Shqiperia prandaj u degjenerua pas 1990es jo nga politika majtas - djathtas por nga dyndja e malokerise kokepalare qe nga veriu ne jug qe shkaterruan cdo gje e nuk "kuptojne" nga ligji e shteti. Vjen emigranti nga jashte e i thote kokepalari malok, dukesh qe nuk je prej Tirone or tai kur i flet me gjuhen letrare qe na mesuan shkollat e mirefillta. Autori i ketij artikulli patjeter si kokepalare shan shtetin qe e beri njeri por qeni sado qe tia vesh ushqimin ne pjate e shtyn me turinj ne toke se atje i pelqen ta haje qe te jete pis me pluhur. Mbreti Zog qe malesor i mencur qe Parlamentin e beri me njerez te ditur e shkolluar ne Europe ndersa ne ruajtjen e rendit, dogana, xhandarmeri vuri maloke kokepalare se jane 'yes men'. Ne te gjithe boten ne aeroporte e polici sheh shumice kokepalaresh qe kenaqen me kapelen e stemen (badge) e shtetit e gafurren duke te nxire jeten. Te gjitha shtetet madhoire te Europes po bllokohen nga plehrat e rrugeve nga keta pisanjosa qe na bejne edhe moral. I mbani larg nga trojet tona se e vetmja gje qe na ka mbetur eshte pastertia e races qe oligarkia boterore duke filliaur qe nga USA e Eurokurva po na zhyejne ne Ballkanasit me llumin e botes qe kurre nuk civilizohen. Mos, mos u grindni me njeri tjetrin o njerez por ruajuni nga kafshet kokepalare qe nuk behen kurre njerez.

    Lini një Përgjigje