Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Partinë Socialiste se po mbron Belinda Ballukun përballë kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit, duke e cilësuar mazhorancën si një “organizatë kriminale”.
I pyetur nëse PS do të votojë kundër heqjes së imunitetit të ministres, Berisha u shpreh se partia e udhëhequr nga Edi Rama ka bashkëfajësi në aferat dhe vjedhje.
"Ajo parti ka faktuar shqiptarëve që është mater matrix e krimit në Shqipëri. Nuk ka.
Ajo parti ka krimin substancën, shpirtin, mendjen e vet.
Sepse është ajo parti që ka sjellë këtë situatë, është ajo tolerancë, ajo bashkëfajësi që kanë ata në vjedhje dhe të gjitha, dhe ajo parti nuk është gjë tjetër vetëm parti e krimit.
Aty Sara Mile dhe Arkend Balla janë lule çfarë janë ministrat dhe zyrtarët e tjerë të implikuar.
Prandaj, unë mendoj se mund ta përdorni fjalën parti, por më shumë se çdo gjë tjetër i shkon fjala organizatë kriminale.", tha Berisha.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar, ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.
Fjalën i pari do ta ketë kryeministri Rama, e më pas ministrat e kabinetit socialist.
Në agjendë, është parashikuar që çdo ministër do flasë 7 minuta për të bërë raportimin e sektorit që drejton, por ajo që bie në sy, është mungesa e raportimit për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohet nga Belinda Balluku, e cila, me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese 4 me 4, është e pezulluar nga detyra.
Lini një Përgjigje