TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2026, 12:53

“Janë pa din e pa iman”, Berisha pas takimit me delegacionin e PPE: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe

Shkruar nga Pamfleti
“Janë pa din e pa iman”, Berisha pas takimit me delegacionin e
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti këtë të martë, më 25 shkurt, në selinë blu përfaqësues të Partive Popullore Europiane (PPE). Zyrtarët europianë ndodheshin në Tiranë në kuadër të një misioni fakt-mbledhës lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet e 11 majit.

Megjithëse takimi u fokusua te procesi zgjedhor, Berisha nuk dha detaje për përmbajtjen e diskutimeve me përfaqësuesit e PPE-së, duke u shprehur se nuk mund të bëjë publike çështjet e trajtuara.

I pyetur nga gazetarët për mbledhjen e paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe për situatën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kreu i PD-së hodhi akuza të ashpra ndaj Partisë Socialiste.

“PS ka krimin substancën, shpirtin dhe mendjen e vet. Partia Socialiste ka sjellë këtë situatë. Është ajo bashkëfajësi që kanë në vjedhje e në të gjitha. Mund ta përdorini fjalën “parti”, por më shumë PS-së i shkon fjala se është organizatë kriminale. Ne diskutuam me partnerët tanë për zgjedhjet në vendin tonë e parregullsitë, por saktësisht nuk mund ta them dot se çfarë biseduam”, tha ai.

Berisha vijoi me kritika ndaj qeverisë, duke i cilësuar ministrat dhe drejtuesit e saj si “pa din e pa iman”. Në të njëjtën dalje, ai komentoi edhe protestën e paralajmëruar nga PD më 28 shkurt, duke lënë të hapur mundësinë e formave të ndryshme të reagimit.

“Këto banditë hodhën gaz në drejtim të besimtarëve myslimanë, që falnin namazin. Hodhën molotovë në drejtim të selitë të Partisë Demokratike. Protestuesit nuk kaluan në territorin e xhamisë. Në territorin pranë xhamisë, protestuesit nuk do të protestojnë. Këta ministra e drejtorë të Rilindjes janë njerëz të pa fe, pa din e pa iman. Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, do eksplorojmë forma të tjera. Të gjitha format janë në konsideratë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet në protestën e 28 shkurtit”, tha Berisha.

Gjatë ditës, në selinë e PD-së u zhvilluan takime me zyrtarët e PPE-së, të cilët po mbledhin informacion mbi procesin zgjedhor të 11 majit dhe pretendimet për parregullsi.

Lini një Përgjigje