Politike24 Maj 2024, 10:25

Denoncimi për Olsi Ramën, Bardhi flet pas marrjes në pyetje nga SPAK: Dumani ka rihapur dosjen ‘Xibraka’

Shkruar nga Pamfleti
Denoncimi për Olsi Ramën, Bardhi flet pas marrjes në pyetje nga
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas daljes nga SPAK në një prononcim për gazetarët,  tha se ai ishte në prokurori si person që ka dijeni për çështjen.

Pas marrjes në pyetje nga SPAK, Bardhi konfirmoi se dosja “Xibraka” është rihapur.

'Siç jeni në dijeni në 29 mars pas një denoncimi publik që kam bërë gjithçka kam denoncuar mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK

Jam njoftuar nga drejtuesi si SPAK por edhe nga hetuesit e BKH pas dorëzimit të informacionit nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi  për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar.

Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar.

Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit.', tha ai.

 

Denoncimi i Bardhit për Olsi Ramën

Dosja “Xibraka” u risoll në vëmendje pas kallëzimit që Bardhi pretendoi se bëri ndaj Olsi Ramës disa muaj më parë.

Sipas Bardhit Olsi Rama është i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë nga të dhënat e sistemit TIMS.

Bardhi ka publikuar dokumenta që sipas tij provojnë se Olsi Rama ishte pjesë e grupit të kokainës së Xibrakës dhe se ka qenë bashkë me pjestarët e grupit Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentian Gjonaj në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Sipas Bardhit, pjesë e dosjes së Xibrakës janë pasazhet që e konsiderojnë Olsi Ramën pjesë e grupit të Xibrakës si “personi i paidentifikuar” dhe që përdorte një mjet me targa AA653DM, që përdorej edhe nga trafikantët e tjerë.

“Kreu i organizatës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Gjermani ishte mik i Olsi Ramës. Nuk jam këtu për të hedhur baltë siç i pëlqen ta quajë Edi Rama. Jam këtu të sjell fakte dhe rrethana që nuk u hetuan asnjëherë. Në dosje është hapur një procedim që të gjejë identitetin e tij, i cili konsiderohet në dosje si”Bashkëpuntori i paidentifikuar”. Krahas personave të arrestuar policia ka vendosur të procedojë “bashkëpunorin e paidentifikuar” për të cilin thotë se kishte nevojë hetime të tjera.

Denoncimi për Olsi Ramën, Bardhi flet pas marrjes në pyetje nga

Laboratori i drogës në Xibrakë

Grupi i drogës “Xibraka” u zbulua në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ku u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit.

Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.

Në kërkim u shpall Genci Xhixha, i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Hetimet nisën pas informacionit të përcjellë nga autoritetet gjermane që në datën 17.12.2014, për trafik kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë./ Pamfleti

olsi rama xibraka bardhi spak