Politike24 Maj 2024, 07:27

Murrizi: Pazari i pistë që u votua në 2017-ën për vetting-un e 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Murrizi: Pazari i pistë që u votua në 2017-ën për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi, deklaroi se disa ditë para zgjedhjeve të 2017 janë votuar me 100 vota pro disa nga trupa vetinguse duke e kthyer në një pazar të pistë.

Ai u shpreh se ka pasur të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike të cilët kanë dashur ta bëjnë “pis” parlamentin me mendimin se nuk do të funksiononte. Ish-deputeti i PD-së tha gjithashtu se 31 persona të cilët janë me precedentë penal kanë vetinguar trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Në 18 qershor të 2017, 7 ditë para zgjedhjeve që kam dalë deputet është mbledh parlamenti në seance të jashtëzakonshme dhe ka votuar me 55 vota të opozitës dhe 45 të Ramës 100 vota pro, 2 kundra dhe 5 abstenim trupën me fëlliqësirë vetinguse dhe me të drejtë Hysi i ka thënë ku po i çojnë këto, ka pasur deputetët të PS dhe PD që kanë thënë ‘le ta bëjmë pak pis’ se ska për të funksionuar. 4 prej tyre janë dënuar kanë ik nga Vettingu. E dini ju kush e ka vetinguar trupën prej 800 gjyqtarësh dhe prokurorë? 31 llume të shoqërisë shqiptare, të gjithë me precedent penal”, tha ai për RTSH.