Politike24 Maj 2024, 10:10

Flamur Noka: E dija që pas Berishës ishte radha ime, unë i tmerroj të gjithë

Shkruar nga Pamfleti
Flamur Noka: E dija që pas Berishës ishte radha ime, unë i
Flamur Noka

Depueti i PD, Flamur Noka ka folur për hetimin pasuror që ka nisur SPAK-u ndaj tij. Noka thotë se e dinte që pas Sali Berishës radhën do ta kishte ai, pasi ka një listë politikë në duart e SPAK-ut që ai e quan SKAP. Deputeti i Rithemelimit thotë se nuk ka frikë nga SPAK-u pasi kurrë në jetë nuk i ka ndyrë duart në afera korruptive dhe tenderë.

'Sa më shumë të më bëjnë presion, aq më shumë më ke në ballë të betejës duke i prirë asaj. Unë e dija që pas Sali Berishës do të vinte radha tek unë sepse këtu ka listë politike. Prandaj nuk merakosem fare. Unë ia thashë dje kreut të SKAP-it: “Ti ose i ke duart e lidhura ose je peng dhe të dirigjojnë të tjerët.”

Kur ka hyrë në politikë Flamur Noka ka vendosur një gjë: Do ketë gojën e lirë apo xhepin e fryrë. Flamur Noka vendosi të ketë gojën e lirë dhe jo xhepin e fryrë. Se po të kisha xhepin e fryrë do isha bërë biznesmen. Ky është Flamur Noka dhe kjo i tmerron të gjithë.', tha ai për emisionin 'Shqip'

 

flamur noka spak