Politike17 Prill 2024, 11:49

Prokuroria e Posaçme po tund prangat për politikanët, Basha: Njerëzit më të pushtetshëm në panik nga SPAK-u!

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria e Posaçme po tund prangat për politikanët, Basha:
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, në një intervistë nga Strasburgu ka komentuar zhvillimet e djeshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës por edhe aktualitetin politik në Shqipëri.

Basha ka komentuar reagimin e Ambasadës Amerikane i cila mori në mbrojtje SPAK-un pas akuzave nga Ilir Meta.

'E mbështes plotësisht deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Partia Demokratike dhe unë kemi ngritur prej kohësh shqetësimin që ka një revansh nga mazhoranca dhe Edi Rama, nga ministrat e tij, nga kryebashkiakët e tij, të cilët gjenden nën panik pasi e kuptojnë se e kanë humbur kontrollin që kanë pasur mbi drejtësinë, një drejtësi që po fillon të hedhë hapat e parë të pavarur. Dhe duken frytet e para, për ministra, zëvendëskryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtorët e tij, të gjithë ndodhen para SPAK-ut. Nga ana tjetër ka një aleancë deri para pak kohësh të fshehur, por tashmë ka dalë hapur, ku po sulmohet SPAK-u, që është institucioni i vetëm që po lufton korrupsionin, dhe ku korrupsioni mbetet problemi kryesor i kësaj qeverie.Dhe nga ana tjetër një qeveri që artikulohet pro SPAK-ut, por me vendimet që ndërmerr, i kufizon hapësirat SPAK-ut. Kishim një drejtori, tani kemi një ministri për Korrupsionin, një ministri që bën zero punë dhe merr taksat e shqiptarëve jo për ta luftuar apo denoncuar korrupsionin, por për ta mbuluar korrupsionin.Mesa duket SPAK-u është në shënjestër të këtyre faktorëve politikë të qeverisë dhe Kryeministrit dhe ka një sërë hapash që me amnistinë e turpshme që u falën të dënuarit për korrupsion, dhe që nuk do të ishte e mundur pa bashkuar votat me një pjesë të atyre që i thonë vetes opozitë. Duke vazhduar përpjekjet me instrumenta ekstra-kushtetues duke i mbivendosur SPKA-ut, dhe duke ia kufizuar të gjitha mundësitë pa kallëzime penale nga institucionet, me mungesa në personel, dhe qartësisht këta janë bërë pishman për SPAK-un dhe ky është lajm i mirë për shqiptarët. Pasi për herë të parë në 34 vite kemi prokurorë të cilët guxojnë të administrojnë problemin më të madh që ka Shqipëria që është pandëshkueshmëria dhe mungesa e shtetit ligjor.', tha Basha.