TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 13:01

Deputeti akuza AMP-së: Agjentët dalin të lidhur me mafian, do që t’ju japim buxhet tani!

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti akuza AMP-së: Agjentët dalin të lidhur me mafian, do
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Ditën e sotme Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen u mblodhpër të diskutuar tre nga pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me buxhetin e vitit 2026.

Në Komision ishin të pranishëm për të lexuar kërkesat për buxhetin drejtuesit e Burgjeve, AMP dhe Policisë së Shtetit. Gjatë momentit të diskutimit për AMP foli kreu i institucionit, Eduart Merkaj, që e cilësoi buxhetin e caktuar si të mjaftueshëm dhe të nevojshëm.

Por deputetët e opozitës e përqendruan vëmendjen e tyre tek skandalet ku institucioni dyshohet se është i përfshirë me agjentë apo oficerë të Policisë së Shtetit që në ngjarje të rënda kriminale apo operacione dalin të lidhur me organizatat kriminale.

Deputeti i PD-së, Klevis balliu kujtoi disa prej këtyre ngjarjeve, si ajo e 11 nëntorit në Rinas, ku agjenti i ndjerë i AMP, Muçi Shaljani ishte në shoqërinë e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani. Edhe ky i fundit mbeti i vrarë në vend gjatë atentatit me autorë ende në arrati dhe të paidentifikuar.

Balliu përmendi mungesën e sigurisë në vend, lidhjet kriminale të Policisë së Shtetit, defektet e dukshme të AMP-së për t’i parandaluar dhe hetuar siç duhet këta efektivë, ndërsa u kujtoi se kërkonin edhe buxhet duke mos bërë asnjë punë.

“Rastet e fundit janë alarmante, kemi vazhdimisht përfshirje të efektivëve të AMP-së në grupe e ngjarje kriminale. Sa mbaron rasti me Oltion Bistrin, del një tjetër dhe së fundmi kishim atë të Rinasit. Mjafton dosja “Metamorfoza” për të parë se gjithë hierarkia e Policisë është e inkriminuar. Jo vetëm AMP nuk i heton dhe verifikon, por kërkon edhe buxhetin. Nëse cenohet siguria e vendit dhe Policia e Shtetit, kjo na përket të gjithëve. Si të mos flasim për aeroportin kur mbikëqyrja e Policisë ishte zero për një orë e gjysmë, e të vijmë këtu e të flasim sikur nuk ka ndodhur asgjë. Këtu duhet mbikëqyrur vetë AMP. Si ka mundësi që në çdo atentat mafioz në Shqipëri, ka në nivele të larta njerëz, një xhajë, një dajë, një nip a mik, në një strukturë të shtetit, siç ishte rasti konkret”, tha ligjvënësi demokrat.

agjentët dalin të lidhur me mafian amp

Lini një Përgjigje