TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 12:43

Braçe debat me ministrin e Bujqësisë te ‘Ekonomia’: Fermerët nuk marrin faturë, por vetëm një copë letër

Shkruar nga Pamfleti

Braçe debat me ministrin e Bujqësisë te ‘Ekonomia’:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përfshirë në një debat me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në komisionin e Ekonomisë.

Salla u shpreh se çdo fermer që shkon në prikën e grumbullimit merr auto faturë, gjë që u kundërshtua nga socialisti Braçe.

Pjesë nga debati:

Salla: Çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit merr auto faturën. Në auto faturë që merr…

Braçe: Merr një copë letër, as çmim… merr një copë letër që thuhet kaq kg solli, e kaq.

Salla: Cdo fermer do kërkojë auto faturë, do të marrë 10% nga shteti.

Braçe: Kjo është e provuar. Nuk njoh ndonjë grumbullues që humbet para

Salla: Sot ne e kemi për fermerët

Braçe: S’ka rëndësi

Salla: Ka sepse i ka marrë grumbulluesi, tani i merr fermeri.

Braçe: Vaji që prodhohet tani është pa formalizuar. Është ky problem.

Salla: Mbështetja vazhdon dhe vitin tjetër

Lini një Përgjigje