TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2025, 17:02

Detaje nga mbledhja/ Rama vijon shoun edhe në Fier, ngritje zëri dhe ultimatume në mbledhjen me drejtuesit e bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga mbledhja/ Rama vijon shoun edhe në Fier, ngritje zëri dhe

Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e Bashkisë në Fier. Sipas burimeve, ai ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të drejtorive rajonale në Fier, dy nënkryetarëve dhe drejtuesve të departamenteve të bashkisë.

Mbledhja mësohet se ka qenë shumë e ‘nxehtë’. Rama ka qenë i revoltuar në fjalën e tij, duke deklaruar se qytetarët u dhanë atyre mandatin e katërt dhe nuk mundet që një numër i madh drejtorësh të marrin rrogën dhe të mos bëjnë asgjë. Sipas burimeve ka pasur ngritje zëri dhe ultimatume.

Fokusi kryesor ka qenë te hapësirat publike. Sipas Ramë, lokalet dhe bizneset kanë zaptuar hapësirën e përbashkët dhe shumë drejtorë nuk e bëjnë si duhet detyrën. Ai ka kërkuar që të nisë dhe aty aksioni për lirimin e hapësirave.

Pas mbledhjes pritet shou i radhës, ku Rama do të dalë shëtitje në qytet dhe të shohë nga afër se si janë zaptuar trotuaret dhe lulishtet.

 

Lini një Përgjigje