TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2025, 14:42

Pas furtunës në Vlorë, Rama mesazh kryebashkiakëve: Pastroni "parazitët" nga postet drejtuese

Shkruar nga Pamfleti

Pas furtunës në Vlorë, Rama mesazh kryebashkiakëve: Pastroni

Pas shkarkimit të drejtorëve në Bashkinë Vlorë, kryeministri Rama ka paralajmëruar së do bëjë të njëjtën gjë në Bashkinë e Fierit dhe të Durrësit.

“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës”, tha Rama në një komunikim “live” në Facebook, ndërsa shtoi se kjo është një domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz.

Ai u shpreh gjithashtu se duhen sy të freskët, një përpjekje e shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, sipas tij janë histori e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes që kërkojne më shumë cilësi jete.

Rama ka paralajmëruar ndryshime në pozicionet drejtuese ndërsa theksoi se është i domosdoshëm transformimi.

"Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm.

Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete", tha Rama.

Lini një Përgjigje