
Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet Prokurorisë së Shkodrës lidhur me ndërtimet në Theth. Edhe pse ha shumë debat çështja se përse drejtorët e Edi Ramës nuk e parandaluan, Rama duket se e ka marrë personale me gjyqtaren Elsa Gjeli dhe jo vetëm.
Rama tha se Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentet që të kërkojë në KLP hetim për prokuroren, por edhe për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës.
“Është shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth, ku strukturat e shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore dhe Prokuroria e merr edhe në mbrojtje. Këta njerëz në shkollë bëjnë edhe një lëndë që quhet logjikë, në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka.
Ajo mungesë logjike në një organ themelor të zbatimit të ligjit, përkthehet në dëme shumë të mëdha për komunitetin, individët, për pasurinë tonë të përbashkët, për imazhin e vendit.
Çfarë imazhi është ky në sytë e atyre qindra turistëve që dje edhe sot në Theth shikojnë fadromat, që shkojnë atje për të pastruar plagën e hapur nga një individ totalisht i papërgjegjshëm, që ka kryer krim të shumëfishtë atje dhe që ende tani që flasim nuk dihet kush është sepse prokurorja Gjeli, e ka lënë të lirë duke mos vendosur mosfillimin e çështjes, d.m.th ka vendosur të mos bëjë asnjë hetim”, tha Rama në një komunikim në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje